0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualePartitë politikePolitikë

Nikollovski: Ekziston mundësi reale të krijohet shumicë e re parlamentare

Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Lupço Nikollovski në profilin e tij në Fejsbuk shkroi se ekziston mundësi reale të bëhet shumicë e re parlamentare dhe më pas qeveri e re stabile e cila do të organizojë zgjedhje të rregullta parlamentare

Shkup, 13 shkurt 2020 (MIA) – Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Lupço Nikollovski në profilin e tij në Fejsbuk shkroi se ekziston mundësi reale të krijohet shumicë e re parlamentare dhe më pas qeveri e re stabile e cila do të organizojë zgjedhje të rregullta parlamentare.

“Nëse në Kuvend vazhdohet me taktizime dhe nëse në çfarëdo mënyre pamundësohet votimi i ligjeve të rëndësishme, në veçanti Ligji për Prokurorinë publike, Kodi zgjedhor, Ligji për Mbrojtjen, shkarkimi i Mizrahit …, në atë rast ekziston mundësia reale ne të bëjmë një shumicë të re parlamentare dhe më pas një qeveri të re stabile e cila do të organizojë zgjedhje të rregullta parlamentare”, shkruan Nikollovski.

Maqedonia Veriore, siç theksohet, “nuk do të jetë peng i interesave partiake dhe kriminale, sundimi së drejtës dhe e ardhmja evropiane janë prioritet i qytetarëve dhe do të luftojmë deri në atomin e fundit”. fab/

 

Back to top button
Close
Close