BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Ngushëllime për të pësuarit në Turqi shprehën Meta, Rama dhe Basha

- Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta shprehu ngushëllime të thella për të pësuarit në tërmetin katastrofal që mbrëmë e goditi pjesën lindore të Turqisë. 

Tiranë, 25 janar 2020 (MIA) – Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta shprehu ngushëllime të thella për të pësuarit në tërmetin katastrofal që mbrëmë e goditi pjesën lindore të Turqisë.

Thekson se në këto momente të rënda ai dhe populli shqiptar janë përkrah Turqisë dhe popullit turk mik.

“Me shqetësim dhe dhimbje të thellë po ndjek situatën në Turqinë mike, të goditur nga tërmeti tragjik. Shumë i tronditur nga viktimat në njerëz, ju shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve e të dashurve të tyre, të gjithë popullit turk dhe Presidentit Rexhep Taip Erdogan, duke u lutur që të mos ketë të tjera humbje jetësh. Të gjithë të lënduarve nga kjo fatkeqësi natyrore ju uroj shërim sa më të shpejtë. Në këto momente tepër të vështira, unë dhe populli shqiptar jemi në krah të Turqisë mike”, shkroi Meta në Fejsbuk.

Ngushëllime për të pësuarit shprehu edhe kryeministri Edi Rama i cili në rrjetet sociale shkroi se “fatkeqësia e cila kishte rënë ndaj Turqisë është shumë e dhimbshme”.

“Shprehim solidaritet dhe jemi përkrah popullit turk dhe lutemi që Zoti t’iu japë autoriteteve  në vend dhe presidentit Erdogan forca që të përballen me këtë tragjedi”, shkroi Rama.

Ngushëllime shprehu edhe lideri i partisë më të madhe opozitare, Partia Demokratike, Lulzim Basha.

“Ngushëllimet e mia më të thella deri te populli turk dhe presidenti Erdogan për viktimat e tërmetit. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave. Dëshirojmë që të shërohen shpejtë të lënduarit dhe shprehim solidaritet me popullin e Turqisë shkroi Basha në Tuiter. fc/

Back to top button
Close
Close