EvropëEvropë.Portal

Ngrihet procedurë penale kundër Petro Poroshenko për tradhti

Byroja shtetërore hulumtuese ukrainase kumtoi se ka ngritur procedurë penale për tradhti kundër ish-presidentit të Ukrainas, Petro Poroshenko.

Kiev, 21 maj 2019 (MIA) – Byroja shtetërore hulumtuese ukrainase kumtoi se ka ngritur procedurë penale për tradhti kundër ish-presidentit të Ukrainas, Petro Poroshenko.

Në kumtesë theksohet se me procedurë janë përfshirë edhe përfaqësues tjerë zyrtarë dhe se vijon procedura hetuese.

Procedura i përket incidentit në Ngushticën e Tesnecit më 25 nëntor të vitit 2018, kur forcat ruse sekuestruan tre anije ushtarake ukrainase dhe i arrestuan anëtarët e bordit të tyre, nën akuzat se “në mënyrë të paautorizuar kanë hyrë në ujërat territoriale në Rusi”.

Gjithë rasti është ngritur pas nismës së Andrij Portnov, zëvendës-shef i kabinetit të paarardhësit të Poroshenkos në funksionin presidencial Viktor Janukoviç.

Mandati i Poroshenkos në vendin shef i shtetit ukrainas përfundoi dje. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close