0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualePolitikë

Ngjarje përmbyllëse e projektit “Drejt bashkëpunimit të qëndrueshëm rajonal – Procesi i Berlinit dhe më tutje”

Instituti për demokraci "Societas Civilis" - Shkup (IDSCSH), koordinues i Tink net Rrjetit të Evropës Juglindpre (SEE Think Net), do të mbajë ngjarje përmbyllëse të Rrjetit dhe projektit "Drejt bashkëpunimit të qëndrueshëm rajonal - Procesi i Berlinit dhe më tutje", i mbështetur nga programi për politika "Tink dhe link 2019" të Fondit evropian për Ballkanin.

Shkup, 6 dhjetor 2019 (MIA) – Instituti për demokraci “Societas Civilis” – Shkup (IDSCSH), koordinues i Tink net Rrjetit të Evropës Juglindpre (SEE Think Net), do të mbajë ngjarje përmbyllëse të Rrjetit dhe projektit “Drejt bashkëpunimit të qëndrueshëm rajonal – Procesi i Berlinit dhe më tutje”, i mbështetur nga programi për politika “Tink dhe link 2019” të Fondit evropian për Ballkanin.

Qëllimi i ngjarjes është që të përqendrohet në kryesimin polak me Procesin e Berlinit në vitin 2019, si dhe të nxitë diskutim për pritjet nga bashkëkryesimi Maqedoni-Bullgari në vitin 2020.

Në ngjarjen , që do të mbahet në MPJ, sipas organizatorëve, do të kenë fjalim zëvendësministri i Punëve të Jashtme Andrej Zhernovski dhe Shimon Shinkovski vel Shek, sekretar shtetëror për diasporën polake, politika evropiane, diplomacia publike dhe punët kulturore.

Pjesëmarrësit do të diskutojnë për kornizën e bashkëkryesimit Maqedoni-Bullgari me Procesin e Berlinit në vitin 2020, në të cilin do të marrin pjesë Eduard Mitevski nga Ministria e Punëve të Jashtme e RMV-së, koordinues i Procesit të Berlinit për RMV-në dhe Marta Shpalla, bashkëpunëtore më të vjetër në Sektorin për Evropë Qendrore pranë Qendrës për studime lindore në Varshavë.

Në diskutimin për kornizën e bashkëkryesimit Maqedoni-Bullgari do të lidhet diskutimi i dytë për pritjet nga politikat. Në këtë panel-diskutim do të marrin pjesë dhe do të flasin Jovana Markoviq, drejtoreshë ekzekutive e rrjetit  Politiko nga Podgorica, Grup këshilldhënës për politika “Ballkani në Evropë” (BiEPAG), Jelica Maniq, nënkryetare e Lëvizjes evropiane në Serbi, Mari Jelenka Kirhner, bashkëpunëtore e jashtme e IDSCSH-së, Donika Emini, drejtoreshë ekzekutive e Platformës Civikos nga Kosova dhe bashkëpunëtore e BiEPAG dhe Nemanja Todoroviq-SHtiplija, redaktor i përgjithshëm dhe përgjegjës i ueb-magazinës “Ballkani Evropian ballkanik” (European Western Balkans – EWB). fb/

 

Таг
Back to top button
Close
Close