BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Nga virusi i ri korona në Kinë deri më tani humbën jetën 56 persona

- Numri i rasteve të vdekjes nga epidemia me virusin korona në Kinë shkoi në 56, pasi autoritetet në provincën e goditur rëndë Hubej raportuan për 15 raste të reja të vdekjes dhe 323 persona të rinj të konfirmuar.

Pekin, 26 janar 2020 (MIA) – Numri i rasteve të vdekjes nga epidemia me virusin korona në Kinë shkoi në 56, pasi autoritetet në provincën e goditur rëndë Hubej raportuan për 15 raste të reja të vdekjes dhe 323 persona të rinj të konfirmuar.

Me numrat më të rinj nga Hubei, epiqendra e infeksionit, infeksione të konfirmuara në nivel kombëtar janë 1610 në bazë të të dhënave të publikuara paraprakisht nga pushteti qendror.

Sipas medieve amerikane, të cilat i referohen analizës shkencore, secili i infektuar me virusin e ri e bart sëmundjen mesatarisht te dy ose tre persona. Kjo është kështu sipas shpejtësisë së përhapjes, për çka ekspertët thonë se është direkt nën ndikimin e masave për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve. Ato masa do të duhej ta pengonin përhapjen e infeksionit në përqindje më së paku 60 për qind të rasteve, thonë shkencëtarët.

Prej sot, qyteti verior kinez Tijanxhin e ndalon komunikacionin e autobusëve ndërurban që ta pengojë përhapjen e virusit të ri.

Autoritetet në Hong-Kong bënë të ditur se për shkak të pengimit të përhapjes së epidemisë prej sot mbyllen parqet e famshme zbavitëse të Diznilend dhe Parku Oshun. Hotelet, do të mbeten të hapur. fc/

Таг
Back to top button
Close
Close