0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeMakedonija.SlajderShoqëri

Nga të infektuarit e rinj në Shkup, më shumë janë nga Çairi, Qendra dhe Buteli

Nga 59 pacientët e sapodiagnostikuar me Kovid-19 në Shkup, shumica janë në Çair - 12 dhe në Qendër dhe Butel nga 10, informoi drejtori i Qendrës për Shëndet Publik - Shkup, Arben Ziberi.

Shkup, 3 qershor 2020 (MIA) – Nga 59 pacientët e sapodiagnostikuar me Kovid-19 në Shkup, shumica janë në Çair – 12 dhe në Qendër dhe Butel nga 10, informoi drejtori i Qendrës për Shëndet Publik – Shkup, Arben Ziberi.

Nga pesë të infektuar të rinj ka në Aerodrom dhe Gazi Babë, nga tre në Kisella Vodë dhe Saraj, dy në Karposh, dhe nga një në Petrovec, Gjorçe Petrov, Shuto Orizare dhe Studeniçan. Pjesa tjetër e konfirmuar në Shkup nuk raportuan adresa të banimit.

Sipas Ziberit, shumica e të infektuarve në Shkup janë anëtarë të së njëjtave familje. Janë të regjistruara 15 familje, nga të cilat vijnë 90 për qind e të sapoinfektuarve në qytet. Statistikat tregojnë se numri më i madh i të infektuarve të rinj janë infektuar duke shkuar në mysafirë, dreka dhe darka, gjegjësisht përmes tubimeve më të mëdha.

Ziberi tha gjithashtu se një numër i kontakteve të anketuar ose të sëmurëve nuk u japin informacione të sakta epidemiologëve.

“Shpesh na japin të dhëna të rreme, është shumë e rëndësishme që njerëzit të bashkëpunojnë dhe të jenë të sinqertë në përgjigjet e tyre sepse në atë mënyrë ne do t’i gjejmë më shpejtë kontaktet dhe do t’i testojmë”, tha Ziberi për TV Telma. ls/shk/

 

Back to top button
Close
Close