BotëBotë.Portal

Nga shpërthimi në fabrikën për kimikate në Indi jetën e humbën tetë persona, 174 janë lënduar

Së paku tetë punëtorë vdiqën, ndërsa 74 janë lënduar pasi që sot një shpërthim shkaktoi zjarr të madh në fabrikën për kimikate në Indinë Perëndimore, kumtuan autoritetet e atjeshme.

Nju-Delhi, 3 qershor 2020 (MIA) – Së paku tetë punëtorë vdiqën, ndërsa 74 janë lënduar pasi që sot një shpërthim shkaktoi zjarr të madh në fabrikën për kimikate në Indinë Perëndimore, kumtuan autoritetet e atjeshme.

Rreth 5.000 njerëz nga fshatrat përreth në rajonin Bhuhur, në shtetin federal Guxharat, janë evakuuar si masë kujdesi, deklaroi një përfaqësues i lartë i rajonit, MD Modia.

“Tetë punëtorë e humbën jetën nga shpërthimi në fabrikën agro-kimike në një rezervar kimik”, tha Modia.

Shërbimet shpëtimtare i transportuan punëtorët e lënduar në spital, ku u konfirmua se gjendja e disa prej tyre është mjaft serioze.

Zjarri e kaploi fabrikën, ndërsa u nevojitën rreth dhjetë zjarrfikës të cilët për pesë orë arritën ta venë zjarrin nën kontroll. ab/

Back to top button
Close
Close