EvropëEvropë.Portal

Nga nesër karantinë e domosdoshme në Gjermani për personat që vijnë nga jashtë

Prej nesër në Gjermani hyn në fuqi karantina e detyrueshme për njerëzit që vijnë nga jashtë.

Berlin, 9 prill 2020 (MIA) – Prej nesër në Gjermani hyn në fuqi karantina e detyrueshme për njerëzit që vijnë nga jashtë.

Siç njoftohet nga Ministria e Brendshme, të gjithë personat që vijnë nga jashtë duhet të jenë në një karantinë dyjavore.

Në rast mosrespektimi të masës, pason gjobë nga 150 deri në 25.000 euro.

Shteti federal dhe krahinat kanë rënë dakord për një rregullativë, me të cilën parashikohen masa të unifikuara.

“Këto masa kanë për qëllim ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit në qarkullimin ndërkufitar dhe kështu të parandalohet përhapja e mëtejshme e virusit”, tha ministria në një komunikatë.

Karantina e detyrueshme përjashton punëtorët ndërkufitar, njerëzit që kanë qenë në udhëtime zyrtare, si dhe drejtuesit e kamionëve. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close