BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Nga koronavirusi në Kinë deri tani kanë vdekur 131 persona

Nga pasojat e koronavirusit në Kinë deri tani kanë vdekur 131 persona, ndërsa janë infektuar më shumë se 4.600 persona të tjerë. Numri i të vdekurve në provincën Hubei deri mbrëmë është rritur për 25 persona, me çka numri i përgjithshëm i tyre është 125 persona.

Vuhan, 29 janar 2020 (MIA) – Nga pasojat e koronavirusit në Kinë deri tani kanë vdekur 131 persona, ndërsa janë infektuar më shumë se 4.600 persona të tjerë. Numri i të vdekurve në provincën Hubei deri mbrëmë është rritur për 25 persona, me çka numri i përgjithshëm i tyre është 125 persona.

Siç kumtuan autoritetet shëndetësore nga provinca, ku ka më së shumti të infektuar, deri në mbrëmje kanë qenë të paraqitur 840 raste të reja, ndërsa numri i përgjithshëm me koronavirus të infektuar është 3.554 persona, transmetojnë mediat britanike.

Numri më i madh i viktimave dhe pacientëve janë nga Vuhan, kryeqyteti i provincës, ku virusi u regjistrua për herë të parë.

Në botë deri tani janë konfirmuar më shumë se 70 raste të infektuarve nga koronavirus, transmeton Si-En-En. bs/

Back to top button
Close
Close