EvropëEvropë.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Nga fillimi i epidemisë në shtëpitë e pleqve në Francën lindore ka 570 raste të vdekjeve

Rajoni Grand Est (Franca Lindore) është i pari i cili dha numër zyrtar për numrin e të vdekurve në shtëpitë e pleqve, të cilat ndodhen në territorin e saj. Në përfundim me 31 marsin, kanë vdekur 570 persona të moshuar, lajmëroi korrespondenti i MIA-s.

Paris, 2 prill 2020 (MIA) – Rajoni Grand Est (Franca Lindore) është i pari i cili dha numër zyrtar për numrin e të vdekurve në shtëpitë e pleqve, të cilat ndodhen në territorin e saj. Në përfundim me 31 marsin, kanë vdekur 570 persona të moshuar, lajmëroi korrespondenti i MIA-s.

Nga Kovid-19 në rajonin Grand Est janë prekur 411 shtëpi pleqsh nga 620 sa janë në rajon, gjegjësisht 66 për qind. Në këtë rast, knaë vdekur gjithsej 57- persona të moshuar, ndërsa mbi gjysma e tyre n departamentin Rajna e Epërme-Alzas, ku ishte vatra e epidemisë, saktëson Agjencia Rajonale e Shëndetësisë.

Sipas raportit të fundit për epideminë me Kovid-19 në Francë deri pardje ka pasur 4.032 raste të vdekjeve në spitale, gjegjësisht 509 më shumë se në 24 orët e fundit.

Për momentin ka 6.107 persona në kujdes intensiv nga gjithsej 24.639 të hospitalizuar. Sipas të dhënave deri më tani ka pasur 10.935 persona të shëruar nga virusi. tg/ar/

Back to top button
Close
Close