0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - SllajderPolitikëShoqëri

Nga e mërkura fillon pagesa e parakohshme e pensionit të majit

Pagesa e pensioneve të muajit maj fillon nga e mërkura, 27 maj, informojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Pagesa e parakohshme dhe në faza e pensioneve realizohet për të dytin muaj me radhë, me qëllim të mbrojtjes më të madhe të pensioneve në kushte të rrezikut nga koronavirusi KOVID-19.

Shkup, 25 maj 2020 (MIA) – Pagesa e pensioneve të muajit maj fillon nga e mërkura, 27 maj, informojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Pagesa e parakohshme dhe në faza e pensioneve realizohet për të dytin muaj me radhë, me qëllim të mbrojtjes më të madhe të pensioneve në kushte të rrezikut nga koronavirusi KOVID-19.

Pensionistët të cilët shfrytëzojnë kartela pagesore lidhur me llogarinë në të cilën transferohet pensioni, me paratë mund të disponojnë nga e mërkura 27 maj. Ata mund ta marrin pensionin e majit në bankomatet ose t’i shfrytëzojnë mjetet për pagesë në rrjetin tregtar.

Marrja e pensioneve përmes filialeve dhe ekspoziturave të bankave për pensionistët të cilët nuk shfrytëzojnë kartela do të realizohet në katër grupe, sipas vlerës së pensionit.

-Të mërkurën, më 27.05.2020 pagesa e pensioneve me vlerë deri në 11.000 denarë.

-Të enjten, më 28.05.2020 pagesa e pensioneve në vlerë prej 11.000 denarëve deri në 14.000 denarë.

-Të premten 29.05.2020 pagesa e pensioneve në vlerë prej 14.001 denarë deri në 18.000 denarë.

-Të hënën, më 01.06.2020 pagesa  e pensioneve në vlerë prej mbi 18.000 denarë.

Procesimi në faza i pensioneve, informojnë nga MPPS, do të mundësojë zbatim të rekomandimeve dhe masave për parandalim dhe përhapje të virusit, duke e pasur parasysh atë që pensionistët si grup i rritur janë më të rrezikuar.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale tregon se pensionet janë të sigurta në llogaritë e shfrytëzuesve, sistemi pensional është stabil dhe funksion pa probleme dhe apelojnë që pensionistët t’i përmbahen orarit për pagesat, sepse pagesa në faza është bërë me qëllim që të zvogëlohet turma para bankave dhe mundësitë për rrezikim të shëndetit personal dhe publik.

Gjithashtu, përkujtojnë edhe në obligimin e mbajtjes së maskave e cila e mbulon pjesën e hundës dhe të gojës dhe mbajtje të distancës prej të paktën dy metrave gjatë pritjes në radhë dhe brenda në banka. fb/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close