Lajme nga komunatShkup

Nga 8 janari shtrenjtohen vendet për parkim në Komunën Qendër

Ndërmarrja publike për parkingje publike "Parkingjet e Komunës Qendër" solli vendim për miratim të Çmimores së re të shërbimeve dhe kompensimeve të parkingjeve publike me të cilat ekonomizon, me qëllim që të zvogëlohet numri i automjeteve të parkuara në rajonin qendror të qytetit dhe t'u mundësojë banorëve më human kushte për jetesë.

Shkup, 3 janar 2020 (MIA) –  Ndërmarrja publike për parkingje publike “Parkingjet e Komunës Qendër” solli vendim për miratim të Çmimores së re të shërbimeve dhe kompensimeve të parkingjeve publike me të cilat ekonomizon, me qëllim që të zvogëlohet numri i automjeteve të parkuara në rajonin qendror të qytetit dhe t’u mundësojë banorëve më human kushte për jetesë.

Me këtë vendim nga 8 janari i vitit 2020, çmimet për parkim për 1 orë  në vendparkimet komerciale me të cilat ekonomizon “NP “Parkingje të Komunës Qendër” do të rriten për 20 denarë.

Prej atje informojnë se kjo rritje ka të bëjë vetëm për vendparkimet me pagesë, ndërsa çmimet për biletë mujore, karta ditore për parkim dhe shërbimet tjera  të NP PKQ mbesin të njëjta.

“Në komunën Qendër jetojnë  më shumë se 45.000 banorë të cilët çdo ditë përballen me problem serioz me parkimin dhe kalojnë nga disa orë  në automobilat e tyre duke kërkuar vendparkim të lirë. Banorët e komunës Qendër edhe më tutje do të munden falas t’i shfrytëzojnë  vendparkimet komerciale dhe garazhat montuese me të cilat ekonomizon NP “Parkingje të Komunës Qendër”, thuhet në kumtesën e PKQ.

NP “Parkingjet e Komunës Qendër” apelon te të gjithë qytetarët të cilët nuk janë banorë të Komunës Qendër t’i lënë automobilat  e tyre dhe ta shfrytëzojnë më shumë transportin publik dhe atë alternativ (biçikleta, monopati elektrike etj) me të cilat dukshëm do të zgjidhet problemi serioz me parkimin në këtë komunë, si dhe problemi me ndotjen e ajrit dhe mjedisit jetësor. sa/

Back to top button
Close
Close