BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Nga 15 qershori fillon sezoni turistik në Greqi, pa teste të detyrueshme, por në mënyrë të rastësishme

Periudha turistike fillon më 15 qershor, datë kur mund të hapen hotelet sezonale, ndërsa nga 1 korriku, gradualisht do të fillojnë fluturimet e drejtpërdrejta nga jashtë deri te destinacionet tona turistike, tha kryeministri grek Kirjakos Micotakis në video mesazhin drejtuar opinionit në pjesën kushtuar turizmit, lajmëroi  korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Athinë, 20 maj 2020 (MIA) – Periudha turistike fillon më 15 qershor, datë kur mund të hapen hotelet sezonale, ndërsa nga 1 korriku, gradualisht do të fillojnë fluturimet e drejtpërdrejta nga jashtë deri te destinacionet tona turistike, tha kryeministri grek Kirjakos Micotakis në video mesazhin drejtuar opinionit në pjesën kushtuar turizmit, lajmëroi  korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Micotakis e prezantoi planin qeveritar për muajt e ardhshëm për ekonominë, mbështetjen e vendeve të punës dhe turizmin, paralelisht paralajmëroi uljen e TVSH-së.

Lidhur me lehtësimet tatimore paralajmëroi ulje prej 24 në 13 për qind të TVSH-së për çfarëdo lloj biletash  për transport, sepse siç tha e di rëndësinë “në transport më të lirë me autobus, anije apo aeroplan”.

Në mënyrë plotësuese, ulje të TVSH-së do të ketë edhe për kafenë dhe pijet joalkoolike, si dhe për biletat për kinematë verore.

Pas mesazhit televiziv të Micotakisit, ministrat e Financave, Zhvillimit dhe Investimeve, të Punës dhe Çështjeve Sociale dhe Turizëm do t’i prezantojnë të gjitha aspektet e planit. sr/ar/ 

Таг
Back to top button
Close
Close