0_Sport,PortalSport.SlajderTë Tjera

Neurokirurgu italian: Shumaheri nuk mund të njihet

Neurokirurgu i mirënjohur italian Nikolla Açiari pohon se ish kampioni në Formula 1, Mihael Shumaher aspak nuk i ngjan me njeriun që e mbajmë mend nga pistat.

Bolonja, 21 janar 2020 (MIA) – Neurokirurgu i mirënjohur italian Nikolla Açiari pohon se ish kampioni në Formula 1, Mihael Shumaher aspak nuk i ngjan me njeriun që e mbajmë mend nga pistat.

“Shumaher nuk mund të njihet. Ai tanimë nuk është në komë, por larg njeriut që e mbajmë mend. Tani dhe organikisht ashtu dhe mentalisht është person tjetër, me strukturë të ndryshuar organike, muskulore dhe skeletore, si rezultat i dëmtimeve traumatike të kokës”, shprehet Açiari, i cili punon në spitalin në Bolonjë.

Legjenda e Formula 1, Shumaher para gjashtë viteve përjetoi aksident gjatë kohës së skijimit në Alpe, me ç’rast u lëndua rëndë në kokë, pas çka për një periudhë të gjatë ishte në gjendje kome. Pamja aktuale e tij është enigmë për botën, përveç anëtarëve të familjes së tij. bs/

Back to top button
Close
Close