BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Netanjahu e bllokon tërë Izraelin për festën Pas’ha, nuk ka lëvizje

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu pritet të shpallë kufizime të reja, shumë më të ashpra të lëvizjes, duke i parandaluar në atë mënyrë të gjitha udhëtimet mes qyteteve prej sonte e deri të premten në mëngjes, gjatë kohës së festimit të festës hebraike Pas'ha.

Jerusalem, 6 prill 2020 (MIA) – Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu pritet të shpallë kufizime të reja, shumë më të ashpra të lëvizjes, duke i parandaluar në atë mënyrë të gjitha udhëtimet mes qyteteve prej sonte e deri të premten në mëngjes, gjatë kohës së festimit të festës hebraike Pas’ha.

Kufizimet, që ministrat kompetentë i miratuan gjatë natës së kaluar, gjithashtu, do ta kufizojnë edhe lëvizjen në vetë qytetet, ndërsa do të lihet vetëm qasja drejt shitoreve në afërsi të vendbanimeve. Këto masa vendosen si kujdes në prag të festës Pas’ha, nga e cila druhet se mund të shkaktojë përkeqësim të gjendjes me infektimin.

Vendimi qeveritar vjen pas vdekshmërisë së shtuar në vend, që sot mori viktimën e 56-të. Në vend tashmë ka 8.611 raste të konfirmuara me virus, ndërsa prej tyre 141 pacientë janë në gjendje jashtëzakonisht të rëndë.

Gjithsej 107 pacientë për momentin kanë nevojë për respirator, që është rritje për më pak se një për qind gjatë 24 orëve të fundit. Nga sëmundja deri më tani kanë arritur të shërohen gjithsej 585 persona. ab/

Back to top button
Close
Close