Ballkan.PortalEvropë

Nesër video konferencë për Ballkanin Perëndimor

Kancelari austriak Sebastijan Kurc nesër do të bisedojë me shefat e qeverive të Ballkanit Perëndimor dhe me eurokomisarin Oliver Varheji për hapat e mëtutjeshme të rajonit ndaj BE-së.

Vjenë, 16 mars 2020 (MIA) – Kancelari austriak Sebastijan Kurc nesër do të bisedojë me shefat e qeverive të Ballkanit Perëndimor dhe me eurokomisarin Oliver Varheji për hapat e mëtutjeshme të rajonit ndaj BE-së.

Konferenca, në të cilën do të marrin pjesë përfaqësuesit e vendeve të  BE-së, është dashur të mbahet në Vjenë, por për shkak të koronavirusit është dakorduar të mbahet përmes video-lidhjes.

Sipas kumtesës së Qeverisë austriake, përveç hapave të mëtutjeshme të rajonit ndaj BE-së, do të diskutohet edhe për çështjet aktuale politike.

Është paralajmëruar se në video-konferencën do të marrin pjesë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryetari i ministrave të Këshillit të BeH-së Zoran Tegeltija, kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close