BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Nesër protestë në Lubjanë kundër Qeverisë së Janshas

Nën moton "Pa frikë - marsh kundër koalicionit të urrejtjes" nesër në Lubjanë do të mbahet marsh protestues kundër marrëveshjes për koalicion dhe formim të Qeverisë së re në Slloveni në krye me Janez Jansha.

Lubjanë, 27 shkurt 2020 (MIA) – Nën moton “Pa frikë – marsh kundër koalicionit të urrejtjes” nesër në Lubjanë do të mbahet marsh protestues kundër marrëveshjes për koalicion dhe formim të Qeverisë së re në Slloveni në krye me Janez Jansha.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Lubjana, protesta do të fillojë në orën 17:00 para selisë së SMC-së (Partia e qendrës moderne), ndërsa do të përfundojë para zyrave të partisë së pensionistëve DeSus. Qëllimi sipas organizatorëve është që të paralajmërohen deputetët e këtyre partive në Kuvend të mos votojnë për Qeverinë e Janshas.

Sipas paralajmërimeve marshi protestues do të zgjasë dy orë. av/fb/

Back to top button
Close
Close