0_Maqedoni.PortalShoqëri

Nesër erë e fuqishme me shpejtësi prej mbi 90 kilometra në orë

Erë e fuqishme veriore e cila vende-vende do të arrijë shpejtësi prej mbi 90 kilometra në orë do të fryejë nesër paradite.

Shkup, 6 korrik 2020 (MIA) – Erë e fuqishme veriore e cila vende-vende do të arrijë shpejtësi prej mbi 90 kilometra në orë do të fryejë nesër paradite.

Sinoptikët paralajmërojnë se era do të fillojë të fryjë në pjesët veriore ndërsa gjatë ditës dhe në pjesët e tjera veçanërisht përgjatë Vardarit që do të ketë kushte për ulje të konsiderueshme të temperaturës së ditës.

Krahas erës, për nesër është paralajmëruar edhe shi lokal dhe vetëtima. Të mërkurën pason mot me diell me rritje të sërishme të temperaturës së ditës por me mëngjese më të freskëta.

Back to top button
Close
Close