0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeKorrespondentë MKDLajme nga komunat

Nesër ditë zie në Kumanovë

Nesër është ditë zie në Kumanovë, njëzëri vendosën këshilltarët në seancën e sotme të jashtëzakonshme të Këshillit, të caktuar pas ngjarjes tragjike të djeshme në Rramanli, ku në një shtëpi familjare pas shpërthimit të bombolës me gaz dha zjarrit e humbën jetën tre fëmijë, më vonë edhe një burrë 58 vjeçar, ndërsa gjithsej shtatë persona u lënduan

Kumanovë, 24 shkurt 2020 (MIA) – Nesër është ditë zie në Kumanovë, njëzëri vendosën këshilltarët në seancën e sotme të jashtëzakonshme të Këshillit, të caktuar pas ngjarjes tragjike të djeshme në Rramanli, ku në një shtëpi familjare pas shpërthimit të bombolës me gaz dha zjarrit e humbën jetën tre fëmijë, më vonë edhe një burrë 58 vjeçar, ndërsa gjithsej shtatë persona u lënduan.

Flamujt do të jenë në gjysmë shtizë, ngjarjet kulturore, sportive dhe argëtuese do të shtyhen.
Këshilltarët me një minutë heshtje u nderuan viktimat.

Kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, theksoi se njerëzit e Kumanovës e bashkë-ndjenjë dhimbjen e familjeve Alimi dhe Sakipi.

Ai u bëri thirrje institucioneve kompetente shtetërore ta konfirmojnë gjendjen faktike dhe të japin detaje. Dimitrievski në emër të tij dhe në emër të banorëve të Kumanovës shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave dhe u uroi shërim të lënduarve dhe atyre që janë duke luftuar për jetët e tyre.

“Më e pakta që mund të bëjmë është të shpallim ditë zie në Kumanovën multikulturore që i përket të gjithëve. Dua ta shpreh qëllimin e komunës dhe qytetarëve, sepse në këto momente të gjithë po vuajmë pa marrë parasysh përkatësinë etnike, fenë apo përkatësinë politike, së bashku me këto familje. Ne jemi në dispozicionin tonë për të ndihmuar në mënyrë institucionale dhe jo-institucionale në mënyrë që t’ua lehtësojmë dhimbjen anëtarëve të familjes dhe të gjithë banorëve të Kumanovës”, tha Dimitrievski.

Në këtë seancë fjalim mbajtën edhe koordinatorët e më shumë grupeve të këshilltarëve të LSDM-së dhe koalicionit, Tomica Iliç, të BDI-së, Fatmir Idrizi, të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, Dragan Petkovski, këshiltlarja Naile Osmani, Osama Mujadini nga Aleanca për Shqiptarët, këshilltari, Feriz Dervishi, të cilët shprehen ngushëllimet e tyre për familjet e të viktimave dhe dhanë mbështetje për familjet.

Koordinatorët e grupeve të këshilltarëve dhe këshilltarët e falënderuan angazhimin e ekipeve mjekësore nga Kumanova dhe Shkupi, si dhe Departamentin e Zjarrfikësve në Kumanovë. Ata u uruan shërim të lënduarve. Një pjesë e këshilltarëve gjithashtu kërkuan edhe kontroll më të madh inspektimi për prodhuesit, shpërndarësit e bombolave me gaz.

Para të pranishmëve foli edhe kryetarja e Këshillit, Atina Murgashanska, e cila tha se është e vështirë t’i gjesh fjalët e duhura në këto momente për të shprehur ngushëllime për familjet Alimi dhe Sakipi.

“Është njerëzore të jemi emocional ta ndajmë dhimbjen e familjeve, humbja është e pariparueshme. Ne si këshill i komunës së Kumanovës në kuadër të kompetencave tona, mundësive do ta ofrojmë të gjithë përkrahjen, do të ofrojmë ndihmë materiale dhe financiare kur kushtet ligjore do ta mundësojnë këtë”, tha Murgashanska, duke theksuar se masat e sigurisë duhet të forcohen gjatë shitjes, shpërndarjes së aparateve të tilla. ls/fab

 

 

Back to top button
Close
Close