Lajme nga komunatServise informueseShkup

Nesër dhe pasnesër pa energji elektrike shumë vende të banuara të Shkupit

EVN Maqedoni informon se nesër dhe pasnesër pa energji elektrike do të jenë shumë vende në Shkup, në komunën Qendër, Karposh, Gazi Babë dhe Petrovec.

Shkup, 15 korrik 2020 (MIA) – EVN Maqedoni informon se nesër dhe pasnesër pa energji elektrike do të jenë shumë vende në Shkup, në komunën Qendër, Karposh, Gazi Babë dhe Petrovec.

Në periudhën nga ora 08:00, nesër pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit nga fshati Nerez, si dhe shfrytëzuesit e fshatrave Sfillare e Poshtme dhe Epërme.

Pa energji elektrike nga ora 08:30 deri në orën 12:00 nesër do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të rrugëve “Radnjaska”, “Slavka Nediq”, “Dane Kralev” në komunën Qendër. Në komunën e Gazi Babës nesër në periudhën nga ora 09:00 deri në orën 12:30 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e rrugës “Sava Mihajllov” nr.18 dhe objektet përreth, si dhe shfrytëzuesit e rrugës së njëjtë nga nr.43 deri në nr 48. Nga ora 09:00 deri në orën 14:30 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e rrugës “Zhan Zhores”.

Në periudhën nga ora 09:00 deri në orën 14.00 nesër pa energji elektrike do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës “Fjodor Dostoevski” në komunën e Karposhit.

Më 17 korrik, e premte pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e fshatit Nerez edhe atë në periudhë nga ora 08.00 deri në orën 14:00.

Në periudhën nga ira 08:20 deri në orën 10:30, të premten pa energji elektrike do të jetë objekti i “Progres Kompani”, si dhe shfrytëzuesi e fshatrave Divle, Sushica, Çiflik, Zhivinje, Konjare e Poshtme, e Mesme dhe e Epërme në komunën e Petrovecit.

Në periudhën nga ora 09:00 deri në orën 12:00 pasnesër pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit nga rruga “Sllave Georgievski” në komunën Qendër.

Më 17 korrik, në periudhën nga ora 09:00 deri në orën 14:00 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e rrugëve “Franc Preshern”, “Rimska” nga nr. 1 deri në nr.5, “General Mihajlo Apostolski” nga nr.1 deri në nr.40, “Drezdenska” nga nr.14 deri në nr.46, “Alzhirksa” nga nr.1 deri në nr.40, “Ankarska” nga nr.1 deri në nr,17 në komunën e Karposhit. fb/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close