ShkupTekste origjinale

Nëpërmjet një projekti për bashkëpunim ndërkufitar të mbështetur nga BE-ja në Smillkovcë do të ndërtohet kolektor fekal për ujëra të zeza

Komuna e Gazi Babës dhe komuna e Hanit të Elezit nga Republika e Kosovës përmes bashkëpunimit bashkërisht marrim pjesë në projektin për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe përmirësimin e sistemeve për ujërat e zeza nëpër vendbanime, i cili mbështetet nga Bashkimi Evropian.

Shkup, 3 qershor 2020

Komuna e Gazi Babës dhe komuna e Hanit të Elezit nga Republika e Kosovës përmes bashkëpunimit bashkërisht marrim pjesë në projektin për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe përmirësimin e sistemeve për ujërat e zeza nëpër vendbanime, i cili mbështetet nga Bashkimi Evropian.

Sot në këtë takim pune kemi pasur mundësinë të njihemi me projektet e ekipeve punuese dhe të koordinohemi për hapat e ardhshëm. Për shkak të pandemisë, këtë mbledhje e mbajtëm në mënyrë elektronike.

Projekti mbështetet nga Bashkimi Evropian për aktivitete të përbashkëta për mbrojtjen e mjedisit përmes përmirësimit të ujërave të zeza dhe sistemeve të kanalizimit dhe synon të motivojë dhe mbështesë banorët në të dy komunat për të rritur ndërgjegjësimin për përfitimet e mbrojtjes së mjedisit jetësor.

Kjo është arsyeja pse projektet në të cilat ne marrim pjesë ofrojnë pikërisht atë, pra ndërtimin e një kolektori fekal në vendbanimin e Smilkovcës, komuna e Gazi Babës dhe ndërtimin e një kolektori fekal në vendbanimin  Seçiste, komuna e Hanit të Elezit.

Jam i bindur që në aktivitetet dhe punëtoritë e radhës midis dy komunave për mbrojtjen e mjedisit në të dy komunat, si dhe hartimi i një Plani të ri lokal të veprimit për mjedisin për periudhën 2020-2026 do të kontribuojnë në mënyrë shtesë në përmirësimin dhe mbrojtjen e mjedisit në dy komunat tona, ndërsa me këtë edhe jetë më e mirë dhe më e shëndetshme për qytetarët.

Sektori për marrëdhënie me opinionin i Komunës së Gazi Babës 

___________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre 

Back to top button
Close
Close