BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Nëntëmbëdhjetë raste të reja me koronavirus dje në Kosovë, gjithsej 184 të infektuar

Gjatë ditës së djeshme në Kosovë janë regjistruar gjashtë raste që janë shëruar nga koronavirusi, si dhe 19 raste të reja bartës të virusit, me çka zyrtarisht numri i të infektuarve nga Kovid-19 në vend ka arritur deri në 184, njoftoi Instituti për shëndet publik të Kosovës (ISHPK).

Prishtinë, 8 prill 2020 (MIA) – Gjatë ditës së djeshme në Kosovë janë regjistruar gjashtë raste që janë shëruar nga koronavirusi, si dhe 19 raste të reja bartës të virusit, me çka zyrtarisht numri i të infektuarve nga Kovid-19 në vend ka arritur deri në 184, njoftoi Instituti për shëndet publik të Kosovës (ISHPK).

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina, të martën në laboratorin për mikrobiologji molekulare të ISHPK-së janë testuar mostra të 259 personave për të cilët ka pasur dyshim se janë bartës të mundshëm të virusit. Numri i përgjithshëm i të testuarve nga 8 shkurti, në konkludim me ditën e djeshme, arrin 2.352.

Shumica e rasteve të cilat dje rezultuan pozitivë në virusin e ri, gjithsej tetë, janë nga komuna e Vuçitërnës, nga tre janë nga Malisheva dhe Prishtina dhe nga një nga Ferizaji, Gjilani, Gjakova, Klina dhe Kamenica. Të gjithë të infektuarit e rinj janë raste të kontakteve me persona tek të cilët paraprakisht është konfirmuar prania e Kovid-19.

Nga paraqitja e të infektuarve të parë, më 13 mars e deri më tani 30 persona janë shëruar, ndërsa në periudhën e njëjtë janë shënuar edhe pesë viktima. Të gjithë viktimat, sipas ISHPK-së, kanë vuajtur edhe nga sëmundje tjera të rënda. fb/

Back to top button
Close
Close