0_Maqedoni.PortalShkupShoqëri

Nëntë zjarre në sipërfaqe të hapura janë shuar në Shkup gjatë shtatë ditëve të fundit

Nëntë zjarre në sipërfaqe të hapura të qytetit të Shkupit janë shuar në periudhën prej 30 janarit deri 5 shkurt. Të gjitha zjarret janë paraqitur në numrin e telefonit 193 i cili është pjesë fushatës "Paraqit zjarrin në sipërfaqe të hapura".

Shkup, 6 shkurt 2020 (MIA) – Nëntë zjarre në sipërfaqe të hapura të qytetit të Shkupit janë shuar në periudhën prej 30 janarit deri 5 shkurt. Të gjitha zjarret janë paraqitur në numrin e telefonit 193 i cili është pjesë fushatës “Paraqit zjarrin në sipërfaqe të hapura”.

“Në sezonin e rritjes së ndotjes së ajrit, Qyteti i Shkupit vazhdoi fushatën për paraqitjen e zjarreve të hapura në linjën e telefonit falas 193. Qyteti i Shkupit përmes Inspektoratit të saj dhe Njësisë territoriale të mbrojtjes nga zjarri, në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës , Ministria e Punëve të Brendshme dhe Kryqin e i Kuq organizojnë ekipe të përziera që punojnë 24 orë në ditë dhe ballafaqohen me zjarre në sipërfaqe të hapura”, theksojnë nga Qytetit të Shkupit.

Fushata realizohet tashmë viti i tretë me radhë dhe deri tani, siç informojnë nga Qyteti ka rezultate të shkëlqyera.

Qyteti i Shkup dhe Brigada për mbrojtjeje kundër zjarrit apelojnë qytetarët t’i paraqesin të gjitha rastet e ndezjes së zjarrit në sipërfaqe të hapura, që zjarri të shuhet sa është e mundur më shpejtë, ndërsa kryerësit të sanksionohen. sn/

Back to top button
Close
Close