Korrespondentë MKDLajme nga komunat

Nëntë persona nga Tetova shërbehen nga Kryqi i Kuq për bartjen e ushqimit, produkteve higjienike dhe ilaçeve

Vullnetarë të organizatës komunale të Kryqit të Kuq të Tetovës sot bënë shpërndarjen javore të ushqimit, produkteve higjienike dhe ilaçeve për njerëzit që kanë kërkuar shërbime të tilla nga ata në katër ditët e fundit të javës.

Tetovë, 27 mars 2020 (MIA) – Vullnetarë të organizatës komunale të Kryqit të Kuq të Tetovës sot bënë shpërndarjen javore të ushqimit, produkteve higjienike dhe ilaçeve për njerëzit që kanë kërkuar shërbime të tilla nga ata në katër ditët e fundit të javës.

Shkëlqim Murati, sekretar i përgjithshëm i organizatës komunale, theksoi se një ndihmë të tillë sot e morën gjithsej nëntë persona.

“Nga kategoria e personave të moshuar dhe të pamundur, ndihmë gjegjësisht shërbim për t’u sjellë ushqim, produkte higjienike dhe ilaçe kanë kërkuar dy persona. Shtatë personave të tjerë në zonën e Tetovës u është dhënë një ndihmë e tillë, ndërsa bëhet fjalë për persona të cilët rinë në shtëpi për shkak të nevojës për vetizolim”, tha Murati.

Qytetarët e interesuar këtë shërbim mund ta marrin duke u lajmëruar në numrin e telefonit 044/336-374 çdo ditë pune prej orës 09:30 deri në orën 13:00.

“Shpenzimet do t’i kryejnë ata që e kërkojnë shërbimin, gjegjësisht ata vetë duhet të sigurojnë mjete për blerjen e ushqimit dhe ilaçeve. Qytetarët do të mund ta paralajmërojnë nevojën çdo ditë pune, ndërsa shërbimi – shpërndarja do të jetë në dispozicion një herë në javë të premten, nga ora 10:00 deri në orën 13:00”, tha Murati. as/ls/fab

Back to top button
Close
Close