BotëBotë.Portal

Nëntë persona kanë humbur jetën në përleshjen e narko karteleve meksikane

Nëntë persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në përleshjen e narko kartelëve për kontroll të trafikut të drogës në rajonin e Miçoakan, njoftojnë mediat lokale.

Meksiko Siti, 13 shkurt 2020 (MIA) – Nëntë persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në përleshjen e narko kartelëve për kontroll të trafikut të drogës në rajonin e Miçoakan, njoftojnë mediat lokale.

Prokuroria shtetërore kumtoi se incidentet janë shkaktuar nga dëshira e bandave që të marrin kontroll në rajonet e trafikut të drogës.

Është ngritur operacion për arrestim të sulmuesve. Për kartelet e quajtura Gjenerata e re Xhalisko kartel dhe Los Viagras, dihet se përpiqen të dominojnë në rajon.

Në Meksikë, vend me 126 milionë banorë, nga viti 2016 është intensifikuar dukshëm lufta kundër trafikimit me drogë. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close