0_Maqedoni.PortalPolitikë

Nënshkruhet memorandum për bashkëpunim midis ESHR dhe IRARM

Enti Shtetëror për Revizion (ESHR) i udhëhequr nga revizori shtetëror kryesor Maksim Acevski dhe Instituti i revizorëve të autorizuar të Republikës së Maqedonisë (IRARM), i udhëhequr nga  kryetari i institutit Dimitar Dimitrov nënshkruajtën Memorandum për bashkëpunim,  në të cilin vend qendror ndërmori bashkëpunimi i afërt i përbashkët i cili duhet të intensifikohet   në periudhën e ardhshme.

Shkup, 4 gusht 2020 (MIA) – Enti Shtetëror për Revizion (ESHR) i udhëhequr nga revizori shtetëror kryesor Maksim Acevski dhe Instituti i revizorëve të autorizuar të Republikës së Maqedonisë (IRARM), i udhëhequr nga  kryetari i institutit Dimitar Dimitrov nënshkruajtën Memorandum për bashkëpunim,  në të cilin vend qendror ndërmori bashkëpunimi i afërt i përbashkët i cili duhet të intensifikohet   në periudhën e ardhshme.

Memorandumi ka për qëllim  përparimin e bashkëpunimit në kryerjen e  kompetencave ligjore, si dhe  këmbimi i të dhënave dhe përvojave midis dy institucioneve. Ndërtimi i marrëdhënieve të partneritetit të Entit Shtetëror për Revizion dhe Institutit në mënyrën  e cila do të mundësojë  informim  më të mirë dhe më cilësor  të qytetarëve për tema të cilat janë nga interesi i veçantë publik.

Me Memorandumin është shprehur gatishmëri për bashkëpunim në pjesën e sigurimit të këmbimit të vazhdueshëm të të dhënave dhe informatave në korrnizat e kompetencave të tyre ligjore, dhënia e ndihmës profesionale nga aspekti i metodologjisë dhe zbatimit të standardeve sipas të cilave punojnë  revizorët (INTOSAI dhe Standardet  ndërkombëtare për revizion (SNR), bashkëpunim në fushën e kontabilitetit dhe revizionit, si dhe këmbim të  literaturës  profesionale, dorracakë dhe  lloj tjetër të materialeve të nevojshme për procesin e kryerjes së revizionit.

Bashkëpunimi parashikon organizim të trajnimeve të përbashkëta për përmirësim dhe harmonizim të kapaciteteve revizore të të dy institucioneve dhe aktivitete të lidhura në pjesën e  njohjes së specifikave  të punëve  të cilat i kryejnë  revizorët shtetëror dhe revizorët e autorizuar.

Në nënshkrimin solemn të memorandumit për bashkëpunim  përveç  përfaqësuesve  të Entit Shtetëror për Revizion, ka marrë pjesë edhe Stojan Jordanov anëtar i Bordit drejtues të Institutit për revizorë të autorizuar. IRARM është themeluar  në vitin 2006 me qëllim bazë  për  promovim të standardeve të larta  profesionale dhe përmirësim të cilësisë  së shërbimeve revizore. Dhënia e  vërtetimit  për verizorë, trajnimet e zbatuara dhe kontrolli i cilësisë së të gjithë anëtarëve të Institutit. sa/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close