0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritBiznesBiznes.PortalEkonomiMakedonija.SlajderPolitikëVideo deklaratë

Nënshkruhet marrëveshje për ndërtimin e dy kilometrave të para të autostradës Shkup- Bllacë

Marrëveshje për ndërtimin e dy kilometrave të para të autostradës Shkup- Bllacë sot në Qeveri kanë nënshkruar drejtori i NP "Rrugë Shtetërore" Zoran Kitanov dhe drejtori i përgjithshëm i realizimit të punëve SHA "Granit", Zoran Millkovski. Konform marrëveshjes pjesa e autostradës së vendkalimit kufitar Bllacë deri te unaza Bllacë në vlerë prej 12.2 milionë euro që janë siguruar nga buxheti i NPRrSH, ndërsa duhet të realizohen në 18 muajt e ardhshëm, ndërsa mbikëqyrje në punimet do të kryejë Instituti i Ndërtimtarisë i Maqedonisë.

Shkup, 16 janar 2020 (MIA) – Marrëveshje për ndërtimin e dy kilometrave të para të autostradës Shkup- Bllacë sot në Qeveri kanë nënshkruar drejtori i NP “Rrugë Shtetërore” Zoran Kitanov dhe drejtori i përgjithshëm i realizimit të punëve SHA “Granit”, Zoran Millkovski. Konform marrëveshjes pjesa e autostradës  së vendkalimit kufitar Bllacë deri te unaza Bllacë në vlerë prej 12.2 milionë euro që janë siguruar nga buxheti i NPRrSH, ndërsa duhet të realizohen në 18 muajt e ardhshëm, ndërsa mbikëqyrje në punimet do të kryejë Instituti i Ndërtimtarisë i Maqedonisë.

Autostrada do të jetë në dy korsi, secila me nga dy korsi për komunikacion për vozitje me gjerësi prej 3.5 metra dhe nga një korsi për ndalesë e gjerë 2.5 metra. Gjerësia e përgjithshme e projektuar e autostradës do të jetë 27.5 metra. Në autostradën janë paraparë dy unaza në Bllacë dhe Stenkovec.

Paralelisht me ndërtimin e pjesës së parë të autostradës do të rrjedh edhe projektimi i pjesës së dytë të autostradës nga unaza Bllacë deri te unaza në Stenkovec në gjerësi prej 10.5 kilometra. Për realizimin e saj Qeveria veçmë ka siguruar grant prej 27 milionë euro nga Fondi investues për Ballkanin Perëndimor, ndërsa pritet formalizimi i huamarrjes nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim prej rreth 70 milionë euro me çka plotësisht do të mbyllet konstrukti financiar për ndërtimin e fazës së dytë.

Zgjidhja ideore për projektimin e pjesë së dytë të autostradës është në rrjedhë, ndërsa pritet për 12 muaj të miratohet edhe projekti që e përgatit konzorciumi i udhëhequr nga kompania amerikane “Hill interneshënëll” e cila e punon edhe projektin e pjesës së parë të autostradës.

“Mund të tingëllojë se janë pak dy kilometra por ndërtimi i autostradës në atë terren gjeografik në mungesë të çfarëdo projekti paraprak nënkuptonte edhe angazhim të më shumë institucioneve. Prej sot nuk ka kthim mbrapa, fillon projekti i cili nuk do të përfundojë derisa nuk është plotësisht funksional. Qëllimi ka qenë derisa unë jam koordinator i projektit të fillojë ndërtimi i autostradës dhe ajo ndodhi. Është nënshkruar marrëveshja për fillimin e ndërtimit, projekti merr formë është vënë në fazë ireverzibile, ose në vijë nga e cila askush nuk mund të dalë pa dallim të vullnetit politik më tej. Së shpejti nga Shkupi për në Prishtinë do të udhëtohet për më pak se një orë”, ka thënë zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani para nënshkrimit të marrëveshjes.

Në fakt, sipas Osmanit bëhet fjalë për projekt me interes shtetërorë për çka nuk mund të ndalohet ndërtimi, veçmas, siç tha, pronarët e parcelave mund të ankimojnë çmimin e ofruar në gjyq, “por ajo nuk na pengon të vazhdojmë më ndërtimin”.

Ministri për Transport dhe Lidhje Goran Sugarevski ka porositur se ka qenë e domosdoshme projektimi i trasesë së autostradës e cila është pjesë e rutës gjashtë dhe është shumë me rëndësi për zgjerimin e rrjeteve rrugore evropiane për siç tha, “të mënjanohen problemet me eksproprijimet e tokës që i ka pasur në projektin e parë dhe të mos ketë probleme siç ka pasur në një pjesë të trasesë të autostradës Kërçovë- Ohër dhe Milladinovc- Shtip”.

“Ky projekt është i rëndësisë së madhe për shkak të përmirësimit të lidhjeve ekonomike me Kosovën dhe rritjes së bashkëpunimi dypalësh ekonomik. Kosova është partner i jonë i rëndësishëm me të cilin vitin e kaluar shënojmë rritje në këmbimin tregtar prej 30 për qind. Ndërtimi i autostradës do të jetë imput shtesë në rritjen e relacioneve tregtare në të ardhmen”, ka thënë Sugareski.

Drejtori i NP “Rrugë Shtetërore”, Kitanov ka thënë se projekti i mirë nënkupton edhe ndërtim të shpejtë dhe ka shtuar se pret që pjesa e parë e autostradës të përfundojë para afatit përfundimtar. Ka paralajmëruar se në pranverë do të rehabilitohet rruga ekzistuese e cila do të shërbejë si alternativë pas ndërtimit të autostradës

Ai ka shtuar se financimi i dy kilometrave të para është tërësisht nga buxheti i NPRrSH.

Aktivitetet për ndërtimin e autostradës ka filluar më 20 mars 2018 kur me vendim të Qeverisë është formuar grup ministror i punës, ndërsa si koordinator për realizimin e projektit është emëruar zëvendëskryeministri Osmani. fab/

 

 

Back to top button
Close
Close