BallkanBallkan.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e gazsjellësit EastMed

 Bashkëpunimi trilateral dhe nënshkrimi i marrëveshjes nuk është kahëzuar drejt asnjë vendi të tretë, përkundrazi ne jemi të hapur për bashkëpunim edhe me shtetet tjera, porositi kryeministri grek, Kirjakos Micotakis,  president qipriot, Nikos Anastasiadis dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu në konferencën e përbashkët për shtyp  në sallën e konferencave "Zapio" në Athinë, prejse më parë,  ministrat për energjetikë të tre vendeve e nënshkruajtën  marrëveshjen për ndërtim  të gazsjellësit EastMed, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 2 janar 2020 (MIA) – Bashkëpunimi trilateral dhe nënshkrimi i marrëveshjes nuk është kahëzuar drejt asnjë vendi të tretë, përkundrazi ne jemi të hapur për bashkëpunim edhe me shtetet tjera, porositi kryeministri grek, Kirjakos Micotakis,  president qipriot, Nikos Anastasiadis dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu në konferencën e përbashkët për shtyp  në sallën e konferencave “Zapio” në Athinë, prejse më parë,  ministrat për energjetikë të tre vendeve e nënshkruajtën  marrëveshjen për ndërtim  të gazsjellësit EastMed, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Micotakis, Anastasiadis dhe Netanjahu folën për ditën historike dhe marrëveshjen nga vlera historike.

Kryeministri grek tha se EastMed është “gazsjellës i paqes dhe bashkëpunimit të popujve nga rajoni”.

“Marrëveshja nga Zapio për EastMed ka dimenzion ekonomik, zhvillimor, diplomatik por edhe gjeostrategjik. Një nga gazsjellësit më të mëdhenj në botë do të ketë efekte të dukshme pozitive për vendet të cilat morën pjesë. Por, paraqet edhe  kontribut për paqen dhe stabilitetin gjeopolitik, sepse e tregon  qëllimin praktik të shteteve tona të shohin energjinë si vegël të bashkëpunimit midis popujve, ndërsa jo si rast për mospajtime dhe konfrontime”, tha kryeministri i Greqisë.

Micotakis përsëriti se gazsjellësi nuk është kërcënim për asnjë dhe theksoi se  formacionet trilaterale të bashkëpunimit  siç është ajo midis Greqisë, Qipros dhe Izraelit, nuk janë kahëzuar drejt askujt ndërsa “bashkëpunimi rajonal është gjithmonë i hapur për të gjithë”,  nën kushtin bazë: respektim i të drejtës ndërkombëtare dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore”.

Presidenti i Qipros, Nikos Anastasiadis tha se  bindja e tyre e përbashkët është se bashkëpunimet e bazuara në parimet e të drejtës ndërkombëtare, të solidaritetit, por edhe të dialogut të sinqertë, “i reflektojnë  përparësitë që mund të arrihen  kur vendet me brenga  të përbashkëta, qëllime dhe interesa i bashkojnë forcat e tyre  në vend se të vetëizolohen”.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu tha se dita e sotme është ditë historike edhe për Izraelin, sepse “bëhet vend shumë i fuqishëm energjetik”. sa/

Back to top button
Close
Close