0_Web_AktualeBiznesBiznes.PortalEkonomi

Nënshkrimi i marrëveshjes për ndërtimin e dy kilometrave të autostradës Shkup-Bllacë

- Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të nënshkruhet Marrëveshje për ndërtim të dy kilometrave të para të autostradës Shkup-Bllacë.

Shkup, 16 janar 2020 (MIA) – Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të nënshkruhet Marrëveshje për ndërtim të dy kilometrave të para të autostradës Shkup-Bllacë.

Marrëveshjen do ta nënshkruajnë drejtori i NP për Rrugë Shtetërore, Zoran Kitanov dhe drejtori i përgjithshëm i SH.A. “Granit”, Zoran Millkovski.

Në këtë ngjarje, siç bëjnë të ditur nga pres-shërbimi qeveritar, do të marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, njëherit edhe në rolin e koordinatorit të Qeverisë për projektin Shkup-Bllacë, Bujar Osmani dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski. fc/

Таг
Back to top button
Close
Close