BallkanBallkan.Portal

Nënat e Srebrenicës u nisën për në Hagë në shqiptimin e aktgjykimit ndaj Karaxhiqit

Nënat e Srebrenicës sot në mëngjes u nisën për në Hagë, ku do të marrin pjesë në shqiptimin e aktgjykimit Radovan Karaxhiqit.

Sarajevë, 19 mars 2019 (MIA) – Nënat e Srebrenicës sot në mëngjes u nisën për në Hagë, ku do të marrin pjesë në shqiptimin e aktgjykimit Radovan Karaxhiqit.

Këshilli ankimues i Mekanizimit ndërkombëtar për gjykatat penale e caktoi për nesër, 20 mars, shqiptimin e aktvendimit për ankesën në lëndën kundër Radovan Karaxhiqit.

Ish-lideri i serbëve boshnjak akuzohet për dy pika për gjenocid, për pesë pika për krime kundër njerëzimit dhe për katër pika për shkeljen e ligjeve dhe zakoneve për luftim, të cilat i kanë kryer forcat serbe gjatë përleshjeve të armatosura në BeH nga viti 1992 deri në vitin 1995. sn/

Таг
Back to top button
Close
Close