BallkanBallkan.PortalSvet.Slajder

Nën kujdes mjekësor edhe një person në Prishtinë për shkak të dyshimit për koronavirus

Pacienti për të cilin ka dyshime se është i infektuar me koronavirus ndodhet në Klinikën për sëmundje infektive në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, konfirmoi sot Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Arben Vitia

Prishtinë, 24 shkurt 2020 (MIA) – Pacienti për të cilin ka dyshime se është i infektuar me koronavirus ndodhet në Klinikën për sëmundje infektive në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, konfirmoi sot Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Arben Vitia.

Gazeta “Lajm” transmeton se ministri ka theksuar se rezultatet nga testimi i pacientit do të dihen pas dy orëve.

Të shtunën në Prishtinë edhe tek një pacient është shprehur dyshimi për praninë e koronavirusit, por rezultatet ishin negative. ls/fab

 

 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close