BotëBotë.Portal

Negociata të pasuksesshme mes partisë qeveritare dhe asaj opozitare në Izrael

Bisedimet mes partisë qeveritare izraelite "Likud" të kryeministrit Benjamin Netanjahu dhe opozitares "Blu e bardhë" të Beni Gancit përsëri kanë përfunduar pa ndonjë rezultat, shkruan gazeta lokale "The Times of Israel".

Tel Aviv, 3 dhjetor 2019 (MIA) – Bisedimet mes partisë qeveritare izraelite “Likud” të kryeministrit Benjamin Netanjahu dhe opozitares “Blu e bardhë” të Beni Gancit përsëri kanë përfunduar pa ndonjë rezultat, shkruan gazeta lokale “The Times of Israel”.

Takimi mes liderëve të dy partive e cila ka zgjatur më pak se një orë është mbajtur në Tel Aviv.

“Kryeministri ka propozuar ligjin për rotacion (kryeministror) që kreativisht të ndryshohet dhe plotësohet. Me faktin e lëshimeve që kanë arritur larg, “Blu e bardhë” edhe më tej hedhin poshtë formën e qeverisë së bashkuar, shkaku i vetos së (nënpresidentit Jair) Lapid, thekson partia qeveritare.

“Kryetari i Likudit nuk na ka dhënë ofertë të re që është kompatibile me situatën juridike e cila tregon se i ka humbur zgjedhjet ose plotësisht propozim të ri. Në takim ai ka refuzuar t’u përkushtohet parimeve themelore të qeverisë ose të jep premtime se nuk do të tentojë të sigurojë imunitet për veten. Shkurt- Netanjahu ka zgjedhur zgjedhje të reja”, thekson opozita.

Megjithatë, “Blu e bardhë” shton se do të vazhdojë me tentimet për qeveri të përbashkët me Likudin “deri në moment të fundit”.

Ndërkohë, Prokuroria publike e Izraelit do të ngrit aktakuzë kundër Netanjahut për mashtrim, ryshfet dhe keqpërdorim të besimit. Kryeministri i ka hedhur poshtë akuzat duke e konsideruar këtë si tentim për “grushtet”. fab/

 

 

Таг
Back to top button
Close
Close