0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - SllajderShoqëri

Negativ rezultati i personit të fundit që sot u testua për koronavirus

Testet e personit për të cilin sot pasdite priteshin rezultatet janë negative në koronavirus, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Shkup, 27 shkurt 2020 (MIA) – Testet e personit për të cilin sot pasdite priteshin rezultatet janë negative në koronavirus, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

“Rezultatet e personit të arritur nga Italia i cili u testua gjatë orëve të fundit në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup janë negative në koronavirus. Ky është personi i fundit për të cilin priteshin rezultatet dhe për momentin nuk ka persona të tjerë të cilët testohen për koronavirusin”, kumtojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Paraprakisht negative për praninë e koronavirusit ishin testet e dy pacientëve të testuar, një shofer kamioni i cili ka ardhur nga veriu i Italisë dhe një paciente e cila ka udhëtuar nga Roma.

Për momentin, tashmë është e hospitalizuar një paciente në Klinikën Infektive në Shkup, e cila me furgon ka udhëtuar nga Milano dhe është rasti i vetëm i regjistruar me virusin COVID 19.

“Pacientja, te e cila ishte konfirmuar virusi korona ndjehet mirë dhe nuk ka komplikime serioze”, tha Filipçe.

Personat me të cilët ishin në kontakt tashmë janë kontaktuar. Edhe ata gjenden në izolim shtëpiak, ndërsa epidemiologët e Qendrave për Shëndet Publik prej në mëngjes tashmë janë në terren dhe i anketojnë, sipas procedurës së konfirmuar.

“Të gjithë udhëtarët të cilët kanë udhëtuar nga Italia me pacienten që mbrëmë janë kontaktuar dhe gjenden në izolim në kushte shtëpiake në bashkëpunim me MPB-në. Pjesa më e madhe e udhëtarëve nuk kishin kontakt me masë më të madhe të njerëzve, por me familjen. Në mbledhjen e sotme të komitetit do t’i shqyrtojmë mundësitë për vazhdimin e izolimit shtëpiak ose transportimin e këtyre personave në repartet infektuese, të caktuara për izolim”, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Në ndërkohë, Qeveria i njoftoi të gjithë të punësuarit në institucionet shtetërore dhe lokale dhe nëpër ndërmarrje, të punësuarit në arsimin fillor, të mesëm dhe të lart, si dhe të gjithë nxënësit dhe studentët të cilët në dy javët e fundit kanë udhëtuar ose jetojnë me dikë që ka udhëtuar në vendet/rajonet në vijim: rajonet Lombardia, Veneto, Emilia Romanja, Piemont në Itali, si dhe Republika Popullore e Kinës, Hong-Kongu, Irani, Japonia, Makau, Filipinet, Republika e Koresë, Singapori, Tajvani, nuk duhet të shkojnë në punë, shkollë apo universitet dhe duhet ta informojë institucionin, ndërmarrjen dhe institucionin arsimor.

Në këtë mënyrë do të grumbullohen informacionet relevante për situatën me koronavirusin që të munden institucionet me kohë dhe në mënyrë efikase të reagojnë.Personave u kërkohet të telefonojnë menjëherë telefonat e kontaktit në qendrat e shëndetit publik.

  • Në Manastir – 071 / 261-330,
  • Veles – 071 / 219-278,
  • Gjevgjeli – 078 / 545-444,
  • Kocani – 071 / 373-913,
  • Kumanovë – 070 / 215-851,
  • Ohër – 070 / 723-029,
  • Prilep – 076 / 475-747,
  • Shkup – 071 / 289-614,
  • Strumicë – 072 / 235-543,
  • Tetovë – 075 / 240-464,
  • Gostivar – 076 / 365-161,
  • Shtip – 078 / 365-613, dhe
  • në telefonin e Institutit për shëndet publik – 078/387-194,
  • “Alo doktor” – 02 /15-123.

“Të gjitha shërbimet kompetente me kohë dhe përgjegjësi ta zbatojnë protokollin. Apelojmë deri te qytetarët që të mos krijohet panik dhe të informohen për gjendjen vetëm nga burime dhe informacione zyrtare. Ministria e Shëndetësisë vazhdon të informojë rregullisht për situatën”, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë. sn/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close