0_Magazinë.PortalKuriozitete

Neandertalët dinin të notonin

Arkeologët francezë në shpellën "Dei Mosceri" në bregun perëndimor të Italisë gjetën vegla të përpunuara nga guacat, që janë indikacion se neandertalët kanë notuar dhe janë zhytur në ujë.

Paris, 16 janar 2020 (MIA) – Arkeologët francezë në shpellën “Dei Mosceri” në bregun perëndimor të Italisë gjetën vegla të përpunuara nga guacat, që janë indikacion se neandertalët kanë notuar dhe janë zhytur në ujë.

Mjetet nga guacat janë gjetur në zonën ku jetonin neandertalët para rreth 100.000 viteve.

Përfundimi i arkeologëve bazohet në një studim të 170 mjeteve të punuara me dorë prej guacave.

Neandertalët nga guacat kanë bërë mjete për gdhendjen e drunjve dhe materiale të ngjashme të buta. ls/shk/

Таг
Back to top button
Close
Close