EvropëEvropë.Portal

Në zjarrin në Siberi humbën jetën 11 njerëz

Në zjarrin që shpërtheu në pjesën lindore në Siberi jetën kanë humbur të paktën 11 njerëz, njoftuan autoritetet ruse

Moskë, 21 janar 2020 (MIA) – Në zjarrin që shpërtheu në pjesën lindore në Siberi jetën kanë humbur të paktën 11 njerëz, njoftuan autoritetet ruse.

Zjarri ka shpërthyer në një ndërtesë njëkatëshe në fshatin e rajonit Tomsk. Dhjetë personat e vdekur kanë qenë punëtorë nga Uzbekistani, derisa viktima tjetër ka qenë ruse.

Viktimat kanë qenë punëtorë në fabrikë për prerje dhe përpunim të drurit.

Zjarri me siguri është shkaktuar nga instalimi jo i rregullt. fab/

 

 

 

Таг
Back to top button
Close
Close