BallkanBallkan.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Në zgjedhjet në Serbi fitues absolut është SNS e Aleksandar Vuçiqit

Në zgjedhjet e rregullta parlamentare, krahinore dhe lokale në Serbi, fitues absolut sipas të dhënave të IPSOS dhe Cesid, nga mbi 73 për qind e votave të përpunuara, është lista zgjedhore e Aleksandar Vuçiqit-Për fëmijët tanë, e Lidhjes përparimtare serbe (SNS), e cila fitoi 62,5 për qind të votave, ndërsa sipas të dhënave jo të plota të Komisionit republikan zgjedhor (RIK), SNS ka fituar 63,35 për qind.

Beograd, 21 qershor 2020 (MIA) – Në zgjedhjet e rregullta parlamentare, krahinore dhe lokale në Serbi, fitues absolut sipas të dhënave të IPSOS dhe Cesid, nga mbi 73 për qind e votave të përpunuara, është lista zgjedhore e Aleksandar Vuçiqit-Për fëmijët tanë, e Lidhjes përparimtare serbe (SNS), e cila fitoi 62,5 për qind të votave, ndërsa sipas të dhënave jo të plota të Komisionit republikan zgjedhor (RIK), SNS ka fituar 63,35 për qind.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi, sipas këtyre rezultateve, SNS në kuvendin serb prej 250 vendeve do të ketë rreth 180 deputetë. Lista e dytë zgjehdore me vota të fituara është Partia socialiste e Ivica Daçiqit me 10,7 vota të fituara dhe rreth 30 deputetë. Në Kuvend tani për tani hyn edhe lista SPAS e prefektit të Beogradit të Ri, Aleksandar Shapiq me 4,1 për qind të votave apo 11 deputetë, si dhe partia e hungarezëve e Ishtvan Pastorit me 8 deputetë, partitë shqiptare me 4 vende dhe partia e Muhamer Zukorliçit e cila doli me Partinë demokratike të maqedonasve me dy vende deputetësh.

Presidenti dhe lider i SNS-së, Aleksandar Vuçiq mbrëmë shpalli fitore absolute në zgjedhje me, siç tha, 64 për qind të votave të fituara apo mbi dy milionë votues.

Analistët theksojnë se jehona në këto zgjedhje në Serbi është për 6 për qind më e vogël se sa në zgjedhjet e vitit 2016.

Votimi u ndoq nga shumë pak vëzhgues të huaj – ODIHR dhe misioni ENEMO (Rrjeti evropian i organizatave për monitorim të zgjedhjeve), raportet e të cilëve do të jenë bazë për institucionet e BE-së për ta vlerësuar rregullshmërinë dhe demokracinë në procesin zgjedhor në Serbi.

Rezultatet zyrtare të zgjedhjeve RIK do t’i kumtojë në gazetë zyrtare, jo më vonë se 96 orë pas përfundimit të votimit. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close