BotëBotë.Portal

Në Xhakartë janë përmbysur rreth 10.000 shtëpi

Të reshurat e mëdha të shiut shkaktuan vërshime në disa pjesë të kryeqytetit të Indonezisë, Xhakartë.

Xhakartë, 25 shkurt 2020 (MIA) – Të reshurat e mëdha të shiut shkaktuan vërshime në disa pjesë të kryeqytetit të Indonezisë, Xhakartë.

“Janë vërshuar 81 lokacione në Xhakartë, duke përfshirë edhe biznes qendrën. Priten të reshurat e mëdha të shiut dhe era e fuqishme të vazhdojnë deri nesër. I bëjmë thirrje opinionit të jetë i gatshëm”, deklaroi zëdhënësi i Agjencisë kombëtare për menaxhim me katastrofa, Agus Vibovo.

Ai shtoi edhe se moti i keq ka shkaktuar kaos në komunikacion.

Guvernatori Anies Basvedan deklaroi se rreth 10.000 shtëpi janë përmbysur.

Përmbytjet dhe rrëshqitja e tokës janë të zakonshme në Indonezi gjatë sezonit të të reshurave.

Gjatë fundjavës 10 nxënës e kanë humbur jetën nga përmbysjet e lumit Xhogxhakarta në Javën qendrore.

Në përmbysjet që në janar e kanë goditur Xhakartën dhe qytetet e afërta jetën e kanë humbur të paktën 66 persona. bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close