0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - SllajderMakedonija.SlajderPolitikëZgjedhje parlamentare 2020

Në votim patjetër duhet të mbahet maskë, vendvotimet janë dezinfektuar

Votimi në zgjedhjet e sotme të parakohshme parlamentare, edhe krahas pandemisë aktuale  të KOVID-19, do të jetë i sigurt për qytetarët të cilët do të vendosin  të shkojnë në vendvotime dhe të votojnë.

Shkup, 15 korrik 2020 (MIA) – Votimi në zgjedhjet e sotme të parakohshme parlamentare, edhe krahas pandemisë aktuale  të KOVID-19, do të jetë i sigurt për qytetarët të cilët do të vendosin  të shkojnë në vendvotime dhe të votojnë.

Do të votohet në pajtim me Udhëzimin e KSHZ-së dhe protokollet e Komisionit për Sëmundje Infektive, të cilat parashikojnë  masa të mbrojtjes  në vendvotime,  për anëtarët e  këshillit zgjedhor të cilët e realizojnë votimin, si dhe për votuesit.

– Sipas protokollit  për votim, së pari policia  në derën e hyrjes  së vendvotimit  do të kërkojë nga votuesit të vendosin maska mbrojtëse.

– Pas hyrjes në objekt,  rendi për votim pritet në distancë.

– Gjatë hyrjes në hapësirën, votuesi së pari i dezinfekton duart, dhe e dorëzon letërnjoftimi te komisioni zgjedhor.  Për kohë të shkurtër e zbret maskën për identifikim, voton dhe gjatë daljes sërish i dezinfekton duart.

– Në hapësirën e votimit nuk mund të ketë  njëkohësisht  më shumë votues nga numri i tërësishëm i paravanëve për votim.

– Nuk mund të votojë një person  i cili nuk do të mbajë maskë ose refuzon ta largojë nga fytyra për identifikim.

Votimi i zgjedhjeve parlamentare në ditën zgedhore 15 korrik do të vazhdohet  për dy orë dhe do të zgjasë deri në orën 21.

Votim sipas Udhëzimit të KSHZ-së

Vendvotimet do të jenë të hapura prej orës 7 të mëngjesit,  ndërsa paraprakisht  është bërë pastrim mekanik themelor dhe dezinfektim i hapësirave ose objektit të votimit, si dhe tualeteve.

Në varësi të mundësive dhe kushteve para dhe në vendvotim  do të vendosen  në vende qartë të dukshme  materiali edukativ-informativ për respektim të masave mbrojtëse dhe rekomandimeve. Në mënyrë të obligueshme  do të sigurohen mjete për dezinfektim, do të kryhet rregullisht,  ndërsa sipas mundësisë  edhe mbajtje e shpeshtuar e higjienës. Rekomandohet në hapësirat që do të përdoren si vendvotimet, dritaret të jenë të hapura  gjatë votimit, ose,  të hapen shpesh në çdo orë.

Në vendvotim Këshilli zgjedhor patjetër duhet ta mbajë rendin dhe disiplinën gjatë hyrjes,  në brendësi dhe gjatë daljes nga vendvotimi ose objekti,  për shkak të respektimit të masave dhe rekomandimeve mbrojtëse, përkatësisht ruajtje e distancës së nevojshme  mes personave gjatë hyrjes,  brenda në hapësirë dhe gjatë daljes nga vendvotimi, nëse është kryer dezinfektimi i nevojshëm i duarve gjatë hyrjes në vendvotim dhe mbajtja e obligueshme e pajisjes personale mbrojtëse, përkatësisht maskë. Në varësi të mundësive dhe kushteve do të vendosen shenja përkatëse  për drejtimin e  lëvizjes së votuesve dhe ruajtja e distancës së nevojshme gjatë pritjes së rendit të votuesve dhe brenda në vendvotim.

Në çdo vendvotim duhet të ketë  mjete për dezinfektim dhe shportë për mbeturina. Personi i cili voton  duhet të mbajë maskë mbrojtëse ose shall  gjatë  mbulimit të hundës dhe gojës.

Votuesit duhet të mbajnë distancë prej 1,5-2 metra gjatë hyjres në vendvotim dhe gjatë daljes nga ai. Gjatë hyrjes  në  hapësirën e brendshme  votuesi së pari  në hapësirën e brendshmei  i dezinfekton duart. Gjatë dhënies së dokumentit për identifikim personal, për shkurt kohë e largon maskën  mbrojtëse personale dhe  e mban distancën e nevojshme nga anëtarët e KZ-së.

Në vendvotim nuk guxon të lejohet njkohësisht prania e më shumë votuesve nga numri i paravanëve  për votim. Gjatë lëshimit të vendvotimit bëhet dezinfektimi i obligueshëm i duarve.

Në Udhëzimin në pjesën që ka të bëjë me anëtarët e KZ-së por edhe personat tjerë  të cilëve u është e lejuar  të jenë të pranishëm  në vendvotim gjatë votimit dhe  të cilët e ndjekin votimin u rekomandohet  në mënyrë të obligueshme t’i respektojnë  masat dhe rekomandimet e përgjithshme  mbrojtëse parandaluese dhe porositë. Ata nga momenti i hyrjes në vendvotim gjatë votimit ose pas  përfundimit të tij gjatë kryerjes së punës dhe aktiviteteve të punës  duhet të mbajnë maskë mbrojtëse dhe doreza pa dallim të distancës fizike. Maskën mbrojtëse anëtarët e KZ-së duhet ta ndërojnë në çdo katër orë  ndërsa dorezat ndërrohen gjatë shkuarjes në tualet ose gjatë kohës së pushimit për ushqim. Anëtarët e KZ-së dueht të mbajnë distancë fizike prej 1,5 metra.

Anëtarët e KZ-së dhe të gjithë personat  të cilëve u është lejuar  të jenë të pranishëm  gjatë hapjes së kutive të votimit dhe mbledhjes së rezultateve duhet të mbajnë maskë mbrojtëse dhe doreza pa dallim të distancës fizike e cila duhet të jetë minimum prej 1,5 metra.

Pas përfundimit të aktiviteteve zgjedhore vendvotimet nga ana e KSHZ-së do të pastrohen në mënyrë themelore mekanike  dhe do të bëhet dezinfektimi i hapësirave dhe tualeteve. sa/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close