BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Në vërshimet në Japoni e kanë humbur jetën të paktën 66 njerëz

Numri i viktimave në vërshimet që e goditën Japoninë është rritur në 66 njerëz, ndërsa 16 llogariten të zhdukur. Shërbimi japonez meteorologjik kumtoi se reshje e rrëmbyeshme pritet edhe gjatë fundjavës.

Tokio, 10 korrik 2020 (MIA) – Numri i viktimave në vërshimet që e goditën Japoninë është rritur në 66 njerëz, ndërsa 16 llogariten të zhdukur. Shërbimi japonez meteorologjik kumtoi se reshje e rrëmbyeshme pritet edhe gjatë fundjavës.

Numri më i madh i viktimave dhe të zhdukurve janë nga prefektura e ishullit Kjushu.

Uji i ardhur dhe rreziku nga rrëshqitjet e reja të dheut i ka prolonguar operacionet e shpëtimit, ndërsa një pjesë e banorëve të cilët janë bllokuar në shtëpitë e tyre po evakuohen përmes rrugës ajrore.

Rreth 2.000 persona edhe më tej janë bllokuar në 70 lokacione,

Edhe krahas asaj që evakuimi nuk është i detyrueshëm, mbi 1,2 milionë njerëz i kanë braktisur shtëpitë e tyre. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close