BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Në vërshimet në Brazil humbën jetën mbi 30 persona

- Reshjet e rrëmbyeshme dyditore të shiut në Brazilin juglindor shkaktuan vërshime dhe rrëshqitje të dheut, me çka humbën jetën të paktën 30 persona, bënë të ditur sot autoritetet në vend.

Rio de Zhaneiro, 26 janar 2020 (MIA) – Reshjet e rrëmbyeshme dyditore të shiut në Brazilin juglindor shkaktuan vërshime dhe rrëshqitje të dheut, me çka humbën jetën të paktën 30 persona, bënë të ditur sot autoritetet në vend.

Sipas personave zyrtarë për mbrojtje civile, 17 persona janë paraqitur si të zhdukur, përderisa 2.600 persona ishin evakuuar nga shtëpitë e tyre në shtetin brazilian Minas Zherais.

Në Bello Horizonte, kryeqyteti i atij shteti, për 24 orë ka rënë sasia më e madhe e shiut e evidentuar deri më tani.

Guvernatori i atij shteti Romeo Zema nesër do t’i vizitojë rajonet e prekura që ta vlerësojë dëmin. fc/

 

Back to top button
Close
Close