0_Magazinë.PortalShkencë dhe teknologji

Në Venerë është zbuluar gaz që në Tokë është shenjë për jetë

Në atmosferën e Venerës janë zbuluar gjurmë nga gazi fosfin, që mund të informojë për procese deri tani të panjohura për shkencën në planetin tonë fqinjë.

Hjuston, 15 shtator 2020 (MIA) – Në atmosferën e Venerës janë zbuluar gjurmë nga gazi fosfin, që mund të informojë për procese deri tani të panjohura për shkencën në planetin tonë fqinjë.

Njëherit, kjo ngrit supozimet se mund të ketë organizma të gjallë nëpër rretë në Venerë, sepse prania e fosfinës në Tokë është shenjë për jetë, njofton Bi-Bi-Si.

Fosfina është gaz, molekula e të cilit përbëhet nga një atom fosfori dhe tre atome hidrogjeni. Në Tokë, përbërja është e lidhur me jetën, dmth. me mikrobe që jetojnë në zorrë, p.sh., pinguinë ose në mjedise më pak të pasura me oksigjen, siç janë kënetat.

Fosfina në Tokë është e ndezshme, pa erë dhe helmuese dhe prodhohet nga bakteret që nuk kanë nevojë për oksigjen. Kështu, shtrohet pyetja – nga vjen fosfina në Venerë?

Duke pasur parasysh gjithçka që dimë për Venerën, askush nuk është ende në gjendje të përshkruajë rrugën abiotike të fosfinës, të paktën jo për sasitë e zbuluara. Kjo do të thotë që një burim i jetës të fosfinës është i mundur. sn /

Таг

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close