EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Në Uzbekistan arrestohen 21 islamistë

Policia e Uzbekistanit i ka arrestuar 21 persona të dyshuar se janë të lidhur me një grup militant islamik, që është aktiv në Siri, kumtoi policia.

Tashkent, 19 shkurt 2020 (MIA) – Policia e Uzbekistanit i ka arrestuar 21 persona të dyshuar se janë të lidhur me një grup militant islamik, që është aktiv në Siri, kumtoi policia.

Policia kumtoi se të arrestuarit ishin nën “ndikimin ideologjik” nga një tjetër person i Uzbekistanit, i cili ishte anëtar i grupit “Katiba al-Tahid  Voll-xhihad”.

Ata planifikuan ta financojnë grupin dhe të bashkohen me të, theksohet në kumtesën e policisë.

Mijëra njerëz nga rajoni kryesisht myslimanë i ish-rajonit sovjetik janë bashkuar me grupe të ndryshme islamike në Siri dhe Irak kur shteti islamik përkohësisht fitoi një pjesë të territorit të tyre. ls/shk/ 

Таг
Back to top button
Close
Close