EvropëEvropë.Portal

Në Ukrainë një burrë i armatosur mban peng 20 udhëtarë në një autobus

Në qytetin Luck të Ukrainës, një burrë i armatosur me eksploziv dhe armë ka marrë peng 20 udhëtarë në një autobus, bëri të ditur policia e rajonit Volin.

Kiev, 21 korrik 2020 (MIA) – Në qytetin Luck të Ukrainës, një burrë i armatosur me eksploziv dhe armë ka marrë peng 20 udhëtarë në një autobus, bëri të ditur policia e rajonit Volin.

Qendra e qytetit është mbyllur për trafik, transmeton televizioni rus Zvezda.

Shefi i policisë rajonale, Jurij Kroshko tha se tani për tani nuk ka informacione se dikush është lënduar.

“Për momentin ndiqen rrjetet sociale. Nuk ka kurrfarë kërkesash në profilin e tij. Vetëm fraza të përgjithshme. Ne ende hulumtojmë, përpiqemi të negociojmë”, tha Kroshko. ar/

Таг
Back to top button
Close
Close