EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Në Ukrainë janë sekuestruar 19,5 tonë kokainë

Doganierët ukrainas dje në Odesa kanë sekuestruar dërgesë rekorde të kokainës nga Kolumbia, ndërsa sasia e përgjithshme e drogës së sekuestruar është 19,5 tonë.

Kiev, 8 maj 2019 (MIA) – Doganierët ukrainas dje në Odesa kanë sekuestruar dërgesë rekorde të kokainës nga Kolumbia, ndërsa sasia e përgjithshme e drogës së sekuestruar është 19,5 tonë.

Kokaina është fshehur në kanta plastike me ngjyrë.

Plani i trafikantëve të drogës ka qenë i lehtë, të importojnë kokainë të përzier me llak dhe ngjyrë në adresë të një firme ukrainase, e pastaj ta izolojnë në laborator, kumtoi Shërbimi shtetëror fiskal ukrainas. Sipas rezultateve nga hetimi preliminar, kantat prej rreth 30 kilogramë kanë mbajtur nga tre kilogramë kokainë.

Sasia e përgjithshme e drogës së sekuestruar përfundimisht do të vërtetohet pasi që do të kontrollohet gjithë ngarkesa.

Megjithatë, tashmë mund të themi se bëhet fjalë për sekuestrim rekord, theksohet në kumtesën e Shërbimit fiskal. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close