BotëBotë.Portal

Në Tokio 55 të infektuar të rinj, më së shumti nga fillimi i majit

Autoritet në Tokio konfirmuan 55 raste të reja me Kovid-19, më së shumti që nga fillimi i majit.

Tokio, 24 qershor 2020 (MIA) – Autoritet në Tokio konfirmuan 55 raste të reja me Kovid-19, më së shumti që nga fillimi i majit.

Guvernatorja e Tokios, Juriko Koike, sot në mëngjes kumtoi se për shkak të vatrës së re në një kompani, do të ketë rritje të numrit të rasteve të reja  të të infektuarve.

Ajo, gjithashtu, paralajmëroi rritje të numrit të rasteve pozitive, pasi që u testua një grup njerëzish në Shingjuk, lagje në Tokio, e njohur për klube të natës. ab/

Back to top button
Close
Close