Korrespondentë MKDLajme nga komunat

Në Tetovë 295 persona në vetizolim

Në rajonin e Tetovës nga data 16-20 mars janë evidentuar 295 persona të cilët kanë nënshkruar deklaratë të shkruar  për vetizolim në shtëpi, për shkak të parandalimit të përhapjes së koronavirusit, kumtoi sot SPB Tetovë.

Tetovë, 20 mars 2020 (MIA) – Në rajonin e Tetovës nga data 16-20 mars janë evidentuar 295 persona të cilët kanë nënshkruar deklaratë të shkruar  për vetizolim në shtëpi, për shkak të parandalimit të përhapjes së koronavirusit, kumtoi sot SPB Tetovë.

Prej atje informojnë se policia kryen kontroll nëse u përmbahen  rekomandimeve dhe obligimeve të dhëna se do të qëndrojnë  në shtëpi në afatin e parashikuar. Gjatë ditës,  shtojnë, bëhen disa kontrolle nëse personat janë në shtëpi ose i kanë lëshuar vendqëndrimet e tyre.

MPB më 17 mars publikoi se një person nga Tetova e ka shkelur masën për vetizolim dhe për të është ngritur padi adekuate te Prokuroria  sipas neneve 205 dhe 206 të Kodit penal për bartje të sëmundjes ngjitëse dhe mosveprim  sipas dispozitave  shëndetësore gjatë epidemisë. as/sa/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close