BallkanBallkan.PortalSvet.Slajder

Në tërmetin në Turqi humbën jetën të paktën 31 persona

- Numri i të vdekurve në tërmetin e madh i cili e goditi Turqinë lindore të premten në mbrëmje u rrit në 31.

Ankara, 26 janar 2020 (MIA) – Numri i të vdekurve në tërmetin e madh i cili e goditi Turqinë lindore të premten në mbrëmje u rrit në 31.

Shërbimi turk për menaxhim me katastrofa dhe situata të jashtëzakonshme e konfirmoi numrin e të vdekurve, shumica e tyre në provincën Elazag dhe të paktën katër të vdekur në provincën fqinje Malatia. Numri i të lënduarve gjithashtu po rritet, ndërsa për momentin është 1.607 persona.

Ekipet e shpëtimit edhe më tutje po kërkojnë të mbijetuar, ndërsa deri më tani nën rrënojat janë shpëtuar 45 persona.

Më shumë se 80 ndërtesa janë shkatërruar tërësisht nga tërmeti dhe të paktën 645 janë dëmtuar rëndë në Elazag dhe Malati.

Dje presidenti turk Rexhep Taip Erogan premtoi se Agjencia turke për Strehim do të bëjë gjithçka që është e nevojshme që të sigurohet se askush nuk do të mbetet pa kulm mbi kokë.

Erdogani dje mori pjesë në varrimin e një gruaje dhe djalit të saj në Elazag, ndërsa më vonë i vizitoi edhe të lënduarit në Malati. fc/

Таг
Back to top button
Close
Close