BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Në tërmetin në Meksikë jetën e kanë humbur të paktën shtatë persona

Në tërmetin me intensitet prej 7,4 ballë sipas shkallës së Rihterit, që të martën u regjistrua në vendpushimoren meksikane Vatulko numri i viktimave u rrit në shtatë njerëz, deklaroi guvernatori i shtetit federal meksikan Oahaka Alehandro Murat.

Meksiko Siti, 25 qershor 2020 (MIA) – Në tërmetin me intensitet prej 7,4 ballë sipas shkallës së Rihterit, që të martën u regjistrua në vendpushimoren meksikane Vatulko numri i viktimave u rrit në shtatë njerëz, deklaroi guvernatori i shtetit federal meksikan Oahaka Alehandro Murat.

Ai tha se kanë vdekur dy gra dhe pesë burra, ndërsa të paktën 11 persona janë lënduar, prej të cilëve pesë janë hospitalizuar.

Tërmeti rrënoi mbi 2.000 shtëpi dhe 55 shkolla në Oahaka, ndërsa dëme kanë pësuar edhe katër vende arkeologjike. Tërmeti ka shkaktuar edhe ndërprerje të përkohshme në furnizimin me energji elektrike për ç’arsye më shumë se 2,4 milionë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike.

Murat shton se katër aeroportet në Oahaka nuk janë dëmtuar dhe punojnë normalisht.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 23 kilometra nga Krusesite, të bregut të Oahaka, ndërsa është ndjerë edhe në Meksiko Siti, mbi 500 kilometra nga epiqendra. sn/

Таг
Back to top button
Close
Close