0_Maqedoni.PortalBiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomi

Në takimin e Komunitetit Energjetik në Moldavi është theksuar progresi i vendit në sektorin energjetik

- Progresi i vendit në sektorin energjetik ishte theksuar në takimin e Këshillit Ministror të Komunitetit Energjetik që u mbajt në Kishinev, Moldavi.

Shkup, 14 dhjetor 2019 (MIA) – Progresi i vendit në sektorin energjetik ishte theksuar në takimin e Këshillit Ministror të Komunitetit Energjetik që u mbajt në Kishinev, Moldavi.

Në takim, siç sot informon Kabineti i zëvendëskryeministrit Koço Angjushev, ishte theksuar progresi i vendit në zbatimin e legjislacionit të Komunitetit Energjetik, gjegjësisht harmonizimit të rregullativës nacionale me legjislacionin evropian.

Drejtori i Sekretariatit të Komunitetit Energjetik Janez Kopaç i ka theksuar shembujt pozitiv për ofertat elektronike për ndërtim të termocentraleve fotovoltaike sipas parimit të premive, zbatimit të obligimeve që kanë lidhje me sektorin e energjisë elektrike, si dhe përgatitjes së Strategjisë nacionale shumëvjeçare për Energjetikë deri në vitin 2040.

“Pas miratimit të saj Maqedonia e Veriut do të jetë ana e parë e kontraktuar e Komunitetit Energjetik me Strategji për Energjetikë në përputhje me pesë dimensionet për energji dhe klimë të Bashkimit Evropian dhe shumë shpejtë do të fillojnë me përpunim dhe zbatim të Planeve të Integruara Nacionale për Energji dhe Klimë”, bëjnë të ditur nga Kabineti i zëvendëskryeministrit.

Në takimin në Moldavi, i cili është vend kryesues, ishin shqyrtuar reformat për përmirësimin e funksionimit të Marrëveshjes për Komunitet Energjetik të cilat duhet ta përforcojnë mekanizimin për zbatim të Marrëveshjes, përfshirë edhe me mekanizëm të ri për zbatim, i ngjashëm me atë në BE dhe vendosjen e dispozitave të reja për lehtësim të tregtisë me energji dhe përforcim të integrimit të tregut mes palëve të kontraktuara të Komunitetit Energjetik dhe vendeve anëtare të BE-së me sistem të të drejtave dhe obligimeve reciproke. Për herë të parë, Marrëveshja do të ketë detyrim që Komuniteti Energjetik të luftojë kundër ndryshimeve klimatike dhe e thekson rëndësinë e Marrëveshjes së Parisit. Pritet që negociatat të finalizohen në gjysmën e parë të vitit 2020.

Komisioni Evropian e ka prezantuar punën vijuese për udhëzimet e përgjithshme për politikë për këtë vit për qëllimet deri në vitin 2030 dhe neutralitetin klimatik për Komunitetin Energjetik dhe palëve të tyre të kontraktuara. Propozimet për qëllimet nga viti 2030 pritet që në gjysmën e parë të vitit 2021, bashkë me pakon ligjvënëse. fc/

 

Back to top button
Close
Close