BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Në sulme ajrore në Afganistan humbën jetën 24 civilë

Në sulmet e djeshme ajrore mbi fshatin Sejad Ramazan në provincën veriore afgane Kunduz humbën jetën 24 civilë, pohojnë dëshmitarët. 

Kabul, 20 shtator 2020 (MIA) – Në sulmet e djeshme ajrore mbi fshatin Sejad Ramazan në provincën veriore afgane Kunduz humbën jetën 24 civilë, pohojnë dëshmitarët.

Ata pohojnë se gjatë sulmit mbi fshat, që është nën kontroll të talebanëve, kanë humbur jetën edhe pesë fëmijë.

Ministria afgane e Mbrojtjes bëri të ditur se në sulmet ajrore janë varrë 30 luftëtarë talebanë, duke shtuar se  udhëhiqet hetim për shkak të pohimeve se midis të vdekurve ka edhe civilë.

Sulmi ka ndodhur gjatë negociatave në Katar midis talebanëve dhe afganëve për të ardhmen e Afganistanit. Negociatat që janë pjesë kryesore nga marrëveshja paqësore, që SHBA e ka nënshkruar me talebanët më 29 shkurt, filloi më 12 shtator në Doha. ar/

Таг
Back to top button
Close
Close